Kush jemi

Njihemi prej mëse 25 vjetësh. Jemi bërë besimtarë në vitet 1993 – 1995, vite shumë të vështira dhe të rrezikshme për realitetin e shqipërisë të atyre viteve. Jemi të martuar prej 11 vjetë dhe Zoti na ka bekuar me një familje me tre fëmijë, Alba 8 vjeçe, Enia 6 dhe Davidi 4 vjeç.
Ne familjarisht prej vitesh jemi anëtare të një kishe austriake „Christusgemeinde Wien“ ( www.christusgemeinde.at ). Shumë herë kemi biseduar….po sikur…të mblidheshim mes shqiptarëve dhe të studionim Biblën dhe të adhuronim Zotin tonë në shqip…por fëmijët ishin shumë të vegjël, derisa erdhi momenti ne dimrin e vitit 2015 kur vendosëm të bënim takimin tonë të parë.

Bashkësia

Jemi një grup i vogël që mblidhemi dy herë në muaj, studiojmë biblën dhe bisedojmë me njëri tjetrin. Të lexosh biblën mbetet gjithmonë një emocion, por ta lexosh dhe ta diskutosh në shqip është më shumë se sa emocion, është pasion që të prek shpirtin, të prek telat e zemrës si themi ne në shqipen tonë të bukur. Ne besojmë qe me ndihmën e Zotit grupi jonë i vogël do të rritet dhe t’ja lërë vendin një bashkësie të madhe. Në fund të fundit qëllimi është të shpëtohen sa me shumë njerëz duke besuar në Krishtin. Atë thesar që kemi gjetur para 25 vjetësh mos ta mbajmë për vete, por t’ua bëjmë të njohur të gjithëve .