Çfarë Besojmë

Bibla

I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe tërësisht i pagabueshëm në formën origjinale.1
Edhe pse e frymëzuar nga Perëndia, Bibla ishte shkruajtur nepërmjet autorëve të ndryshëm në stile të ndryshme.2
Bibla është e mjaftueshme për shpëtim, ushqim frymëror dhe për çdo vepër të mirë dhe konsiston prej Dhjatës së re dhe Dhjatës së vjetër.3
Asnjë pjesë e Biblës nuk mund të shtohet ose të hiqet.4
Bibla qendron si autoriteti ynë në të gjitha çështjet që i përkasin jetës dhe besimit. Për shkak se mendja e njeriut është errësuar nga mëkati, ne kemi nevojë për ndriçimin e Frymës së Shenjtë të kuptojmë Shkrimet.5

Natyra e Perëndisë

Perëndia është i vetmi Perëndi i gjallë dhe i vërtetë. Ai është mbret dhe është në kontroll mbi të gjitha gjërat. Ai është krijuesi i të gjitha gjerave dhe mban gjithçka në dorën e Tij të fuqishme.6
Si një Zot sovran i cili bën që të gjitha gjerat të dalin për lavdinë e tij.7
Ai është i përjetshëm, i pandryshueshëm, i përsosur në të gjithë virtytet e Tij; i shenjtë, i dashur, plot mëshirë, hir dhe durim por është edhe i shenjtë, i drejtë dhe i lavdishëm. Shenjtëria e Tij është e tillë që ai s’mund as të vështroj mëkatin por duhet të dënojë atë.8
Njeriu vetëm mund të njoh atë sepse ai e ka zbuluar veten e Tij por asnjë nuk mund të kuptoj atë plotësisht sepse ai është shumë herë më i lartë se ne.9
Perëndia është i vetmi krijues i tokës dhe i gjithë universit mbarë. Ai ka krijuar të gjitha gjerat nga asgjë permes fuqisë së fjalës së Tij.10

Triniteti

Perëndia është Frymë11
dhe është më i madh sesa mund të kuptojnë mendjet e njerëzve.12
Megjithatë, Bibla na ka zbuluar se Ai është një13″>13
por edhe tre në një.14
Kjo do të thotë se edhe pse Perëndia është një në thelb, në fuqi, në dituri dhe në pushtet janë tre që janë Perëndi. Janë tre “persona” në Hyninë. Ata nuk janë thjesht emra të ndryshëm për Perëndinë që janë shfaqur në kohëra të ndryshme. Ata janë tre “persona” të dallueshëm në një Hyjni. Ata nuk janë të ndarë nga njeri tjetri por janë tre në të cilën Perëndia ekziston.15
Edhe pse tre “persona” janë të barabartë, ka një renditje në Hyni; Biri del nga Ati dhe Fryma del nga Ati dhe nga Biri.16
Ata kanë edhe funksione të ndryshme në veprat e Zotit. Për shembull në shpëtim Ati na zgjedh dhe na thërret, Biri na shpengon dhe Fryma na sjell thirrjen e Zotit në zemrat tona, na rilind dhe na shenjtëron.17

Jezus Krishti

Zoti Jezus Krisht është Biri i vetëm i Perëndisë Atë. Ai është një me Perëndinë në lavdi, pushtet dhe në qenien e Tij; Ai është një thelb me Atin dhe Frymën e Shenjtë.18
Ai ishte lindur prej një virgjëreshe nepërmjet Frymës së Shenjtë dhe ishte tërësisht njeri përveçse ishte pa mëkat. Ai njëkohësisht kishte një natyrë hyjnore dhe njerëzore të përsosur.19
Ai është profet, mbret dhe kryeprift.20
Ai jetoi një jetë të përsosur duke përmbushur ligjin e Zotit përsosmërisht dhe vdiq mbi kryq si një flijim për mëkatet tona që ne të kemi jetë të përjetshme.21
Pas tre ditësh ai u ringjall prej së vdekurish, u ngrit në qiell dhe tani është në të djathtën e Perëndisë.22
Ai jeton për të shpëtuar dhe për të ndërmjetësuar për kishën e Tij dhe një ditë do të kthehet për të gjykuar të gjithë.23

Fryma e Shenjtë

Fryma e Shenjtë nuk është thjeshtë një forcë jopersonale por një me Atin dhe Birin dhe i barabartë në të gjithë cilësitë e tyre. Asnjeri nuk mund të jetë besimtar nëse Fryma nuk banon në të. Fryma është çelësi i jetës së Krishterë. Ai na rilind, e derdh dashurinë e Perëndisë në zemrat tona, na zbulon të vërtetën në zemrat tona, e formon karakterin e Zotit në ne, dhe na vulos si një garanci që do të hyjmë në trashëgimnine tonë qiellore. Ne nuk mund të adhurojmë Zotin pa Frymën dhe as mund të thërrasim atë, “At.” Ai e derdh dhuntitë frymërore mbi kishën dhe na fuqizon për shërbesë në misionin e ungjillit.24

Shpëtimi

Ungjilli i Jezus Krishtit ishte i parashikuar që më parë si një pjesë e planit të Zotit për të bekuar të gjithë familjet në botë përmes fares së Davidit.25
Ky bekim do të vinte përmes një besëlidhje të re në të cilën do të kishte falje të mëkateve dhe dhurata e Frymës së Shenjtë.26
Jezusi i plotësoi të gjitha premtimet e Perëndisë në histori në jetën e Tij të pamëkatshme, në vdekjen, në ringjalljen dhe ngritjen e tij në të dhjathtën e Perëndisë. Shpëtimi është një dhuratë falas nga Perëndia që vetëm mund të pranohet përmes besimit në Jezus Krishtin dhe pendim nga mëkati27

Zgjedhja

Para se të themelohej bota, Perëndia na zgjodhi në Krishtin Jezus.28
Ai na zgjodhi sipas mëshirës së tij dhe jo sipas meritës apo veprave tona të mira që të mos mburret askush.29
Ai na njohu që më parë, na veçoi për veten e tij, na thirri për shenjtërim, adhurim dhe për punën e ungjillit.30
Zoti është plotësisht i lirë dhe i pakushtëzuar në zgjedhjen e tij. Ai ka të drejtë të dënojë apo të mëshirojë kë të dojë.31
Nëse shpëtohemi është sepse Perëndia na ka zgjedhur kurse nëse humbasim është sepse ne kemi mohuar ungjillin vet.32

Natyra e njeriut

Njeriu ishte krijuar sipas imazhit të Perëndisë nga pluhuri. Ai ishte krijuar në përsosmëri por paraadhësit tanë të parë, Adami dhe Eva, u mashtruan prej djallit dhe qëllimisht e shkelën urdhërin e Perëndisë. Si një pasojë vdekja hyri në gjithë botën dhe të gjithë njerëzit janë të ngjizur dhe të lindur në mëkat.33
Njeriu prej natyre pra është mëkatar, i humbur, dhe i pashpresë.34
Ai është i skllavëruar ndaj dëshirave të tij, ndaj mëkatit, ndaj Satanit,35 i vdekur në mëkat, i verbër ndaj së vërtetës, dhe prej natyre një bir i zemërimit.36
Ai prej natyre nuk e njeh, nuk e kërkon dhe nuk mund t’i nënshtrohet Zotit.37

Rilindja

Prandaj, Perëndia duhet të na rilind, duke na dhënë jetë, dritë dhe liri, duke na bërë krijesa të reja, duke na dhënë zemra të reja dhe shpirtra të rinj që të mund të kthehemi tek Ai në besim dhe në pendim.38
Perëndia na rilind si një vepër sovrane të Tij nepërmjet Frymës së Shenjtë. Bibla i bën të qarta shenjat e një njeriu të rilindur. Nëse një njeri nuk i shfaq këto gjëra, ai nuk mund të konsiderohet si një besimtar i vërtetë. 39

Thirrja

Zoti, nëpërmjet ungjillit të Krishtit,40 na thërret në mbretërinë dhe lavdinë e tij dhe në një marrdhënie të gjallë me Krishtin Jezus41
me anë të një thirrje të brendshme dhe ne, duke iu përgjigjur kësaj thirrje, kthehemi tek ai në besim dhe pendim për shpëtim.

Shfajësimi

Bibla bën të qartë se njeriu vetëm shfajësohet me anë të hirit nepërmjet besimit i cili është një dhuratë nga Perëndia.42
Shfajësimi ka të bëjë me statusin tonë ligjor përpara Zotit. Shfajësimi është një vepër e jashtme e Zotit përmes Frymës së Shenjtë me anë të të cilës një njeri mëkatar është bërë i drejtë në sytë e Perëndisë duke u veshur me drejtësinë e Krishtit e cila është llogaritur për ne.43

Siguria

Kur një njeri kthehet tek Zoti, ai është i shpëtuar nga mëkati dhe i përket Zotit përgjithmonë; nëse ai është kthyer në të vërtetë, ai nuk mund të humbasë shpëtimin e tij.44

Shenjtërimi

Shenjtërimi është një proçes i cili fillon nga dita e rilindjes sonë dhe vazhdon deri në fund të jetës. Kur ishim të rilindur, Perëndia na lau nga mëkati dhe na çliroi nga pushteti i mëkatit.45
Mëgjithatë, natyra jonë mëkatare mbetet në ne gjatë gjithë jetës dhe e lufton natyrën tone të re. 46
Tani vullneti i Zotit është që ne të jemi të shenjtë sikurse edhe Ai është i shenjtë.47
Shenjtërimi është një vepër e Zotit përmes Frymës së Tij të Shenjtë e cila përfshinë gjithë qenien tonë.48
Ky proçes është një bashkëpunim midis nesh dhe Perëndisë.49
Mëkati mund të dominojë jetën e një besimtari për një farë kohe por nuk do të jetë kështu vazhdimisht. 50
Ne tani duhet të vdesim mëkatin nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë duke përdorur mjetet që Perëndia ka siguruar për ne si Fjalën e Tij, bashkësinë me njeri tjetrin, dhe adhurimin.51

Përlëvdimi

Fundi i punës së Zotit në shpëtim është kur ai do të na përlëvdojë duke na dhënë një trup frymëror; të pavdekshëm, të pamëkatshëm, të paprishëm, të fuqishëm, dhe të lavdishëm. Ne do ti ngjajmë Krishtit në karakter dhe do të shndrrohemi në një cast që të kemi natyrën e tij.52

Kthimi i Krishtit

Edhe pse askush nuk e di saktësisht ditën e kthimit të Krishtit, Bibla na tregon se ai do të kthehet ashtu sikurse është ngritur në qiell në një mënyrë trupore dhe që një numër shenjash do të ndodhin para se të vijë; do të vijnë luftëra, katastrofa natyrore dhe qiellore, prishja e shoqërisë dhe e familjes, rënie e madhe në besim, përndjekje e kishës dalja e mësuesëve të rremë dhe antikrishtët dhe në fund AntiKrishti. Mëgjithëse të gjithë do të kalojnë një “mundim të madh” kthimi i Krishtit do të shkurtojë vuajtjet e kishës së Tij dhe ungjilli do të predikohet në të gjithë kombet para se të vijë ai.53
Jezusi, si gjykatës i caktuar nga Perëndia për të gjithë njerëzit, qoftë të gjallë dhe qoftë të vdekur, do të ringjall ata që kanë vdekur dhe bashkë me njerëzit e gjallë do të gjykojë ata. 54
Gjykimi i njerëzve do të jetë plotësisht i drejtë dhe i paanshëm në bazë të veprave të tyre, sipas njohjes së tyre të së vërtetës, sipas reagimit të tyre ndaj së vërtetës dhe sipas të fshehtave të zemrës së tyre.55
Jezusi do të gjykojë njerëzimin me ndihmën e engjëjve dhe besimtarëve dhe ata që janë të rilindur do të jenë në qiej të rinj dhe në tokë të re ndërsa ata që nuk janë besimtarë do të jenë në një vend që quhet ferr dhe do të vuajnë përjetësisht zjarrin e indinjatës së Perëndisë pa pushim dhe pa shpëtim.56

Pagëzimi dhe Darka e Zotit

Bibla urdhëron kishën të respektojë vetëm dy rite të veçanta; pagëzimi dhe Darka e Zotit. Pagëzimi është një simbol i larjes sonë nga mëkati dhe fakti që kur besojmë tek Krishti jemi të bashkuar frymërisht me të në vdekjen, varrosjen dhe ringjalljen e tij. Pagëzimi është edhe një simbol i bashkimit tonë me besimtarë të tjerë në Kishë. Pagëzimi është për ata që janë të penduar për mëkatet e tyre dhe kanë besuar tek Krishti si Zoti dhe Shpëtimtari i tyre. Mënyra e saktë e pagëzimit është zhytjja në ujë e cila i tregon këto gjera.57
Darka e Zotit ishte themeluar nga Zoti Jezus para se të tradhëtohej dhe është për shpalljen e vdekjes se tij derisa të vijë përsëri. Marrja e bukës dhe verës është një vepër simbolike për të na kujtuar për trupin dhe gjakun e Krishtit dhe është vetëm për ata që janë besimtarë të cilët po ecin me Zotin dhe njeri tjetrin. Edhe pse nuk kërkohet përsosmëri nga pjesëmarrësit besimtarët duhet të shqyrtojnë vetet e tyre para se të marrin që të mund të hanë dhe të pinë denjësisht.58

Kisha

Kreu i kishës nuk është një njeri por vet Zoti Krisht.59
Kisha e Jezus Krishtit është një trup i padukshëm i përbërë nga besimtarë të çdo epoke dhe çdo vend, Hebrenjë dhe johebrenjë.60
Çdo kishë lokale është një shprehje e kishës universale dhe përbëhet nga njerëz të cilët janë besimtarë të Jezu Krishtit, të pagëzuar në emër të Atit, e të Birit, e të Frymës së Shenjtë, dhe që përkushtojnë vetet e tyre ndaj një kishe sipas urdhërit të Biblës.61
Kishat qeverisen me anë të pleqëve me ndihmën e dhjakëve. Të gjithë anëtarët e kishës i nënshtrohen dhe nderojnë pleqtë në Zotin.