Rruga e Paqes Vjenë

Bashkësi e Krishterë Ungjillore Shqiptare
Getty Images
Getty Images
Përgjithshme

Inteligjenca Artificiale dhe Bibla

Inteligjenca artificiale (IA) është aftësia e një kompjuteri dixhital ose roboti të kontrolluar nga kompjuteri për të kryer detyra që lidhen zakonisht me qënie inteligjente ose njerëz.

IA fillimisht u prezantua në fillim të Shekulli të 20 përmes filmave fantastiko-shkencorë, e ndjekur me punë të vërtetë shkencore për të ndërtuar makineri që marrin vendime më të mira. Në fillim këtyre makinerive ju mungonte fuqia llogaritëse dhe aftësia për të ruajtur informacionin. Tani ne jetojmë në kohën e “të dhënave të shumta” (anglisht: big-data) dhe kompjuterat mund të kryejnë më shumë llogaritje në shumë më pak kohë. Kjo sjell që, IA është e gjithëpranishme dhe është e vështirë të mendosh për një fushë pa IA. Ajo e prek jetën tonë duke marrë vendime se çfarë libra apo bileta avjoni blejmë në internet, vendimmarrja nëse aplikimet tona të punës janë të suksesshme, kur marrim një kredi bankare dhe madje se çfarë trajtimi mjeksor kundra kancerit marrim.

Mbështetur dhe nga fuqia e kompjuterave ajo ka thjeshtuar shumë fusha ku njerëzit luftojnë për të gjetur zgjidhje. Një zonë shumë e rëndësishme ku IA po shpëton jetë njerëzish është mejksia, veçanërisht në njohjen dhe diagnostikimin e kancerit. Një shembull tjetër është dhe njohja e gjuhës së folur (anglisht: speech recognition) ku IA u ka thjeshtuar jetën e shumë personave të moshuar ose me aftësi të kufizuara. Robotët janë duke u përdorur me shumë sukses në fusha të rrezikshme ose të paarritshme për njerëzit. Ka edhe shumë shembuj të tjerë ku IA është përdoret në jetën e përditshme për të mirën e njerëzimit.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar në lidhje me rreziqet e IA-së dhe madje janë të sigurt se IA mund të jetë ngjarja më e keqe në historinë e qytetërimit tonë. Ky shqetësim është duke u rritur sidomos në lidhje me faktin se sa IA do të na kontrollojë dhe veçanërisht se si IA dhe njerëzit do të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Nëse pranojmë që jeta e njeriut rregullohet në varësi të rregullat morale, cilat standarde morale do të vlejnë për makinat? Për më tepër, ka edhe pikëpyetje të natyrës juridike dhe etike.

Nga këndvështrimi biblik, një nga gjërat më të rëndësishme është të theksohet se IA është artificiale. Ajo është e krijuar plotësisht nga njerëzit dhe IA në vetvete nuk ka jetë. Aq më pak jetë njerëzore. Jeta e njeriut u krijua nga Zoti përmes fjalës së tij (Zanafilla 1,20;2,7). Ai na bëri sipas ngjashmërisë së tij dhe është pikërisht ai që na dha inteligjencën dhe vetëdijen (Zanafilla 1,26-27). Zoti është ai që lidh vetëdijen me inteligjencën. IA i ndan ato.

Njerëzit kanë një aftësi të dhënë nga Zoti për të krijuar, dhe nuk ka asgjë të keqe në krijimin e  sistemeve që ndihmojnë njerëzit e tjerë. Pra, në thelb te IA nuk ka asgjë të keqe, por është shumë e rëndësishme të merret në konsideratë si e përdorim atë.  

Nga perspektiva e konsumatorit, janë disa pyetje që i krishteri duhet ti shtrojë me vetëdije: çfarë roli ka teknologjia në jetën time të përditshme? Sa i ekspozuar jam unë dhe familja ime në mediat sociale? A po jetoj në jetën reale apo në një jetë në internet? Teknologjitë kompjuterike, siç janë p.sh. celularët inteligjentë (smartphone), thjeshtojnë shumë gjëra dhe ne përfitojmë prej tyre.

Por, nëse teknologjia apo përdorimi I saj ka ndikim të madh në bashkëveprimin apo interaksionin njerëzor, atëherë diçka nuk shkon ashtu si duhet. Ne mund ta matim këtë ndikim pikërisht në përgjegjësitë që Perëndia na ka dhënë p.sh. te përgjegjësia kundrejt familjes, prindërve, njerëzve të sëmurë ose atyre në nevojë etj.

Gjithashtu, një vëzhgim më i afërt i evolucionit të IA-së tregon se ajo po bëhet gjithnjë e më shumë një dëshmi e krenarisë dhe arrogancës njerëzore, duke treguar, jo për herë të parë, se ne po mundohemi ta vendosim njeriun në qendër të gjithçkaje, duke e bërë njeriun si perëndi, duke e bërë njeriun Zot – Homo Deus. Kjo ide e vjetër u provokua fillimisht nga Satani dhe është një rrugë pa krye.

Sidoqoftë, gjëja më e rëndësishme nuk është që njeriu të bëhet Zot, por që Zoti u bë njeri. Në Jezusin, Zoti u bë njeri – Homo Deus. Ai u bë mish dhe banoi midis nesh (Gjoni 1:14). Ne nuk kemi nevojë të ndërtojmë sisteme të sofistikuara për të përmirësuar veten dhe të bëhemi më inteligjentë. Tek ai kemi azhurnimin e vërtetë hyjnor – duke u bërë bij të Perëndisë (Gjoni 1:12).

Homo Deus i qiellit do të kthehet një ditë (Mateu 26:64; Veprat 1:11) por Homo Deus i tokës është biri i shkatërrimit (2 Selanikasve 2: 1-13) që do të të shkatërrohet nga Jezusi në ardhjen e tij të dytë.

Shumë studiues të krishterë shohin se fjalët e Zbulesës 13: 14-15 bëhen shumë domethënëse kur mendojmë për sistemet IA që kontrollojnë jetën e njerëzve.

Qëniet njerëzore janë shumë të rëndësishme sepse ato janë krijuar nga Perëndia dhe është që dha Birin e Tij Jezusin të vdiste në kryq për mëkatet tona.

Në dritën e dashurisë së Tij, le të ushqejmë atë që IA nuk mund ta zëvendësojë kurrë, veprat e Frymës: dashurinë, gëzimin, paqen, durimin, mirësinë, mirësinë, besnikërinë, butësinë dhe vetëkontrollin (Galatasve 5:22).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com